Yjet e futbollit botëror prezantojnë topin “Telstar” të Botërorit “Rusi 2018” (VIDEO)

Yjet e futbollit botëror në aktivitet, si dhe ata që janë tërhequr, kanë udhëtuar drejt Moskës për të marrë pjesë në ceremoninë e prezantimit të topit që do të përdoret në Botërorin e vitit të ardhshëm, “Telstar”, i krijuar nga kompania gjermane e veshjeve sportive “Adidas”.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin kapiteni i Argjentinës, Lionel Messi, trajneri i Realit të Madridit, Zinedine Zidane, legjenda e Juventusit Aleks Del Piero, spanjolli Çabi Alonso dhe braziliani Kakà.

“Adidas” është rikthyer prapa në kohë për të krijuar topin, i cili është i ngjashëm me atë të përdorur në Botërorin e Meksikës të vitit 1970, ndërkohë që emri i tij “Telstar” është një shkurtim i frazës “Star of Television”.

Vlen të theksohet se në vitin 1970 u përdor për herë të parë topi i futbollit i bardhë me panele të zeza, pasi ishte më i dukshëm për ekranet bardhezi të televizorëve të asaj kohe.

Mançester Junajtedi dhe Reali i Madridit janë skuadrat e ngarkuara që të testojnë “Telstar 18” përpara fillimit të Kupës së Botës të vitit të ardhshëm, ndeshjet e të cilit do të luhen në 11 qytete të Rusisë në periudhën qershor-korrik të vitit 2018.

Leave a Reply