A mund të jetë ky fundi i karrierës së Eriksen?

Minuta e 42-të e ndeshjes së djeshme midis Danimarkës dhe Finlandës, kur danezi Kristian Eriksen ra pa ndjenja në fushë, ka qenë kryetema e ditës së djeshme, ndërsa e njëjta vazhdon të jetë lajmi kryesor edhe gjatë ditës së sotme. Lidhur me gjithë atë që i ndodhi mesfushorit të Interit, ka folur edhe kardiologu anglez, Skot Mërrei, sipas të cilit ky mund të jetë edhe fundi i karrierës për Eriksen.

Teksa ka folur për “DailyMail”, Mërrei ka thënë se Eriksen nuk mund të luajë më me Interin, për shkak se në Itali nuk lejohen të luajnë lojtarët që kanë pësuar atak kardiak.

“Ndoshta është fundi i karrierës së tij. Italianët ndalojnë njerëzit që marrin pjesë në sport nëse zbulohet se kanë një anomali të konsiderueshme kardiake, është në ligj. Ata e kanë bërë atë për një kohë të gjatë, përtej 20 viteve dhe ata kanë ulur nivelet e vdekjeve nga sulmet kardiake në sport nga mbi 3 përqind në më pak se një përqind”, tha Mërrei.

Leave a Reply