Pas humbjes, Ventura: Ishim të pafat, do ta përmbysim rezultatin në “San Siro”

Trajneri i Italisë, Xhanpiero Ventura pas disfatës së pësuar nga Suedia në konferencën për media është shprehur se futbollistët e tij do të përmbysin rezultatin në ndeshjen e kthimit në “San Siro”

“Ishim të pafat. Ata nuk na rrezikuan asnjëherë seriozisht, ndërsa goli ishte aksidental. Ne krijuam disa mundësi, teksa goditëm edhe shtyllën. Gjithsesi, tani të përgatitemi për ndeshjen e kthimit, ku kam bindjen se do ta kthejmë”, tha Ventura.

Trajneri i Italisë nuk la pa evidentuar edhe gabimet e arbitrit, pasi sipas tij, sulmuesit Berg iu kursye 2 herë radhazi kartoni i dytë i verdhë.

Leave a Reply