Distria Krasniqi fiton medaljen e artë në Evropianin U23

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi ka fituar medaljen e Artë në Kampionatin Evropian U23 që po zhvillohet në Podgoricë të Malit të zi. Krasniqi të artën e arriti në kategorinë e 52 kg, duke mposhtur në finale xhudisten rumune Aleksandra Larisa Florian.

Kosovarja dominoi gjithë takimin, duke mos lënë hapësirë për kundërshtaren rumune, e cila në fund u ngushëllua me medaljen e Argjentë. Vlenë të cekim se pjesë e këtij suksesi është trajneri Driton Kuka, i cili është i palodhshëm me punën e tij që po bënë me xhudistet kosovare e në veçanti me Krasniqin dhe Majlinda Kelmendin.

Leave a Reply