Arbitra ukrainas për ndeshjen, Maqedoni-Lihtenshtejn

UEFA ka caktuar arbitrët që do të ndajnë drejtësinë në ndeshjet e xhiros së dytë në kuadër të Eliminatoreve për Botërorin e vitit 2022, përfshirë këtu edhe ndeshjen midis Maqedonisë dhe Lihtenshtejnit që do të zhvillohet në Shkup.

Arbitër kryesor i këtij takimi, do të jetë Mykola Balakin nga Ukraina.

Asistent i tij i parë do të jetë Semen Shlonchak, asistent i dytë Andrii Skrypka, ndërkohë arbitër i katërt do të jetë Vitaliy Romanov.

Maqedonia ciklin kualifikues për Kupën e Botës “Qatar 2022” e nisi me disfatë ndaj Rumanisë (3:2), ndaj dhe çdo rezultat tjetër pos fitores ndaj Lihtenshtejnit, do të ishte një dështim për Maqedoninë e Igor Angellovskit. (infOSport.mk)

Leave a Reply