Lajm aspak i mirë për Edi Rejën, dëmtohet mbrojtësi kryesor

Lajme aspak të mira në kampin kuqezi, kjo pasi për ndeshjen me Anglinë, trajneri Edi Reja nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e mbrojtësit kryesor, Marash Kumbulla.

Mbrojtësi i Romës luajti për 90 minuta në ndeshjen me Andorrën (0:1), teksa një dëmtim në menisk ka bërë që lojtari të lërë grumbullimin.

Kumbulla, sipas asaj që raporton “Top Channel” do rikthehet nesër në Itali, aty ku do i nënshtrohet një kontrolli të specializuar për të parë gradën e dëmtimit. Shpresohet që lojtari të shmangë operacionin, ndërsa ka munguar për Romën për disa javë.

Një humbje e madhe e kjo për ekipin “kuqezi”, që ndeshjen kundër Anglisë, të vlefshme për eliminatoret e Botërorit “Qatar 2022”, do ta zhvillojë nesër (e diel) me fillim në ora 18:00 në  stadiumin “Air Albania” në Tiranë.

Leave a Reply