E bujshme, Laporta te Barcelona rikthen kapitenin legjendar Pujoll

Kapiteni legjendar, Karles Pujoll do të rikthehet te Barcelona, këtë herë në postin e përgjegjësit për projektet sociale të klubit. Një gjë të tillë ka bërë të ditur presidenti i sapozgjedhur i “katalunasve”, Joan Laporta.

Ky i fundit në një prononcim për TV3, tha se ish-kapiteni do jetë pranë klubit, pasi ka mjaft ide për të ngritur më shumë ngjyrat e klubit.

“Pujoll dhe gruaja e tij kanë shumë projekte në mendje dhe dëshirojnë t’i kryejnë ato me Barcelonën. Nuk e di nëse ai do të drejtojë vetë fondacionin Barça, por ai do të merret me projekte brenda kornizës së fondacionit”, – ka thënë Oriol Domenech në raportimin e tij.

Karles Pujoll pjesë e Barcelonës ishte që nga moshat e reja, nga viti 1994 deri në vitin 2014, duke fituar 24 trofe me Barcelonën.

Leave a Reply