Pas Dresheviç, edhe një tjetër titullarë i Kosovës mungon ndaj Suedisë!

Një lajm aspak i mirë për Kosovën, përfaqësuese kjo që po përgatitet për ndeshjen e parë të ciklit të ri eliminatorë, i vlefshëm për Botërorin e vitit 2022 që do të mbahet në Katar.

Pas mungesës së mbrojtësit Ibrahim Dresheviç, te Kosova për ndeshjen ndaj Suedisë do të mungojë edhe mesfushori titullarë, Valon Berisha.

“Mesfushori Valon Berisha pas një lëndimi do të mungojë në ndeshjen e nesërme kundër Suedisë në kuadër të kualifikimeve për Botërorin “Katari 2022”. Ndërkohë, stafi mjekësor i Kombëtares është duke e bërë të pamundurën që Valon Berisha të riaftësohet me kohë për ndeshjen kundër Spanjës më 31 mars”, – kanë njoftuar nga Federata e Futbollit të Kosovës.

Ndeshja Kosovë-Suedi, në program është nesër (28 mars) me fillim në ora 20:45, dhe e njëjta do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Leave a Reply