Beqiraj shënon për Malin e Zi, historike… në lojë edhe shqiptari i dytë Kristijan Vulaj

Fatos Beqiraj ka shënuar golin e parë për Malin e Zi në takimin e dytë që kjo përfaqësuese po e zhvillon në kuadër të eliminatoreve për Botërorin e vitit 2022, që do të mbahet në Katar, njofton “infOSport.mk”.

Beqiraj golin e epërsisë e shënoi në minutën e 26-të, minutë kjo që shkroi edhe historinë, pasi në të njëjtën në lojë  u inkuadrua edhe shqiptari i dytë në rradhët e Malit të Zi, Kristijan Vulaj.

Është kjo hera e parë që për Malin e Zi luajnë dy shqiptarë në formacion, ndërsa kjo po i sjellë edhe fat për momentin kësaj kombëtare, që pjesën e parë e mbylli me avantazhin 2:1 përballë Gjibraltarit.

Përveç Beqirajt, për Malin e Zi në këtë përballje realizoi edhe Marko Simiç (43’), derisa golin e vetëm për Gjibraltarin e realizoi, Styche në minutën e 30-të nga penaltia. (infOSport.mk)

Leave a Reply