Një tjetër futbollistë i kombëtares shqiptare në dyshim për ndeshjen me San Marinon!

Shqipëria sot do të zhvillojë edhe ndeshjen e tretë në kuadër të eliminatoreve për Botërorin e vitit 2022 të Katarit, teksa përballë do të ketë një kundërshtar si San Marino, ku fitorja është detyrim.

Në prag të kësaj sfide, Kombëtarja shqiptare ditën e djeshme zhvilloi seancën zyrtare stërvitore. Stafi teknik dhe trajneri Reja zhvilluan një seancë me intensitet të plotë në stadiumin e San Marinos, ku edhe do të luhet sfida.

Tekniku nuk kishte në dispozicion sulmuesin Florian Kamberi, i cili e ndoqi seancën nga tribuna, ndërsa probleme fizike ka pasur edhe mbrojtësi Ardian Ismajli, i cili zhvilloi stërvitje të diferencuar dhe është në dyshim për ndeshjen e sotme.

Mirëpo një lajm pozitiv është situata e Odise Roshit, me mesfushorin shqiptarë që zhvilloi stërvitje normalisht dhe nuk pati probleme fizike, ndaj dhe sot pritet të ndihmojë skuadrën, kuptohet nëse merr besimin e trajnerit Edi Reja.

Ndeshja San Marino – Shqipëri starton në ora 20:45.

Leave a Reply