Plas te Kosova, futbollisti e thotë hapur:” Nuk do luaj për Kosovën deri sa trajner është Çallandes”

Një lajm i befasishëm na vjen nga tabori i përfaqësueses së Kosovës, teksa Leart Paqarada ka vendosur të braktisë përkohësisht ekipin “Dardan”.

Mbrojtësi 26-vjeçar një gjë të tillë ka njoftuar përmes rrjetit të tij social në “Instagram”, ku ndër të tjerash ka thënë se ai nuk do të veshë fanellën e Kosovës përderisa në krye të bankinës do të qëndrojë Bernard Çallandes.

Paqarada thotë se ndihet i ofenduar nga zgjedhja që tekniku zviceran ka bërë kundrejt tij, duke i dhënë shumë pak hapësira në fushën e lojës.

Kjo ka bërë që futbollisti dardan të largohet nga përfaqësuesja, por thekson se do të jetë një vendim i përkohshëm për të mbrojtur dinjitetin e tij.

Më poshtë mund të lexoni shkrimin e plotë të Leart Paqaradës:

Leave a Reply