Kapet duke trafikuar drogë me emrin e MekGregor, sozia e sportistit dënohet me 3 vite burg

Një person i ngjashëm me Konor MekGregor që merrej me drogë duke përdorur karta me emrin e irlandezit është burgosur për tre vjet.

Mark Nie, 34 vjeç, u tha oficerëve se emri i tij ishte “Conor” ndërkohë në automjetin e tij u gjetën karta biznesi me emrin “Mcgregor Enterprise”.

Pas arrestimit të tij, policia zbuloi një sasi të madhe të acidit borik, i cili u gjet afër shtratit të tij. Acidi borik është diçka që përdoret shpesh nga tregtarët e drogës për të prerë lëndët narkotike.

Një analizë e mëtejshme e telefonave të Nie zbuloi gjithashtu prova të mëtejshme të mesazheve me qindra tekste që detajonin veprimtarinë e tij të tregtimit të drogës.

Leave a Reply