E bujshme, Maqedoninë në Europë do e përfaqësojnë 3 skuadra shqiptare! Pas Shkëndijës dhe FC Shkupit, rrugës së njëjtë është edhe Struga Trim Lum

Të mërkurën në program janë ndeshjet e javës së 30-të në elitën e futbollit vendor. Kjo javë sjellë disa ndeshje mjaft interesante, përfshirë këtu edhe derbin shqiptarë Struga Trim Lum – FC Shkupi, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra shkupjane aktualisht ndodhet në pozitën e dytë, menjëherë pas Shkëndijës, që tashmë ka siguruar titullin e kampionit, ndërsa një vend për në Europë po kërkon edhe skuadra e tretë shqiptare, Struga Trim Lum.

Do ishte ky një sukses i jashtëzakonshëm për neve shqiptarët në Maqedoni, kjo për faktin se 3 skuadrat më të mira do ishin pikërisht ato shqiptare, Shkëndija, FC Shkupi dhe Struga Trim Lum. Megjithatë që të ndodh një mrrekulli e tillë, Struga Trim Lum do të duhet të mund fillimisht dy skuadrat shqiptare, FC Shkupin dhe Shkëndijën, më pas Vardarin në Strugë dhe së fundmi Sileksin në Kratovë.

Është ky itinerari i ndeshjeve të Struga Trim Lum deri në mbyllje të sezonit aktual, i dyti me rradhë në mesin e më të mirëve, e ku kjo skuadër kërkon të shkruaj historinë. Një histori kjo e mrrekullueshme dhe më e suksesshmja pa dyshim nga skuadrat shqiptare, kjo për faktin se Struga Trim Lum u themelua vetëm në vitin 2015-të, ndërsa në vitin e saj të 6-të po kërkon Europën.

Do ishte ky pa dyshim një sukses i jashtëzakonshëm për Struga Trim Lum, kjo falë edhe sponzorit gjeneral Trim Lum, një kompani e njohur kjo në vendin tonë, që po bënë gjithë Strugën krenare, por gjithsesi edhe gjithë shqiptarët kudo që janë.

Leave a Reply