Kololli largohet nga Cyrihu, por jo edhe Zvicra!

Benjamin Kololli me shumë gjasa në fund të sezonit do të largohet nga Cyrihu, mirëpo jo edhe nga kampionati elitar zviceran. Një gjë të tillë ka pohuar mediumi zviceran “Sportch”, të cilët thonë se futbollisti kosovar nuk po mendon rinovimin e kontratës me skuadrën e tij aktuale, Cyrih.

Sipas burimit të njëjtë, Kololli mund të rikthehet te ish-skuadra e tij, Lozana, edhe pse nuk përjashtohet edhe mundësia për një lëvizje jashtë Zvicrës.

Kololli pjesë e Cyrihut është që nga vera e vitit 2018-të, kur kishte arritur pikërisht nga ekipi i Lozanës, derisa brenda kësaj periudhe ai me skuadrën e tij aktuale numëron 88 ndeshje, 25 gola të shënuar dhe 17 asiste.

Sezonin aktual në elitën e futbollit zviceran, Kololli me Cyrihun ka zhvilluar 17 ndeshje, duke realizuar edhe 5 gola dhe 4 asistime.

Kujtojmë Kololli si shumica e futbollistëve shqiptarë, karrierën e ka nisur në Zvicër, aty ku edhe ka kaluar karriera e deritanishme, ndërsa me përfaqësuesen e Kosovës, i njëjti numëron 23 ndeshje dhe 4 gola të shënuar.

Leave a Reply