Ndodh edhe kjo në futbollin e Kosovës, shefi i sigurimit të Feronikelit në transmetim live kërkon shkarkimin e Duros! (VIDEO)

Aventura e Klodian Duros në Kosovë është drejt fundit. Edhe pse i njëjti erdhi me shumë bujë në krye të skuadrës së Feronikelit nga Drenasi, skandalet që ndoqën ish futbollistin e kombëtares shqiptare, kanë bërë që i njëjti tashmë të jetë i padëshiruar te skuadra e Niklit.

Madje sot ishte vetë shefi i sigurisë së Feronikelit, Adem Bucolli, që ka ndërprerë intervistën e trajnerit për të kërkuar dorëheqjen e tij.

Të njëjtin mendim e ndajnë edhe tifozët besnikë të klubit nga Drenasi, të njohur me emrin “Tigrat e Zi”. Ata përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare në “Facebook”, kanë shkruar: “I gjithë qyteti kërkon dorëheqjen prej teje. Jep dorëheqjen Duro”. Mbetet për tu parë se cili do të jetë vendimi i ish-lojtarit të Kombëtares kuqezi, të cilit përpos ambientit aspak pozitiv përreth tij, po i mungojnë edhe rezultatet në fushë.

Feronikeli nën drejtimin e tij humbi ndeshjen e javës së 31-të kundër Arbërisë, duke rrezikuar dukshëm tashmë edhe rënien nga Superliga e Kosovës.

Skuadra nga Drenasi aktualisht renditet në pozitën e 6-të me 35 pikë, mirëpo vetëm dy pikë më shumë se Arbëria e vendit të 9-të, pozitë kjo që të dërgon një rang garash më poshtë.

Leave a Reply