“Vrasje me dashje”, del ekspertiza për Maradonën!

Raporti përfundimtarë i komisionit të përcaktuar nga gjykata tregon se dy mjekët që kuruan Maradonën kanë gisht në vdekjen e tij dhe me shumë mundësi do të përballen me akuzën e vrasjes.

Neurokirurgu Leopoldo Lukue dhe psikiatria Agustina Kosashov janë dy përgjegjësit kryesorë që akuzohen për çështjen Maradona. Raporti thotë se vdekja e argjentinasit mund të shmangej dhe ka pasur neglizhencë nga ana e mjekëve.

“Pas javësh të vlerësimit të të dhënave mjekësore dhe raporteve, ekspertët arritën në përfundimin se vdekja iniciua në mënyrë vendimtare nga mungesa e mjekimit dhe e një neglizhencë të përgjithshme në trajtimin dhe kujdesin e rezervuar për pacientin. Si mjekë përgjegjës të dy specialistët mund të akuzohen zyrtarisht për vrasje. Gjyqësori pret vetëm vlerësimet dhe përgjigjet nga ekspertët partiak, por lista e të pandehurve mund të rritet më tej”, – shkruhet në raportin ligjorë.

Maradona ndërroi jetë në nëntorin e kaluar, dhe ndarja nga jeta e tij ka pasur me protesta dhe akuza të forta ku mjekët e tij kishin gisht në gjendjen e rënduar të argjentinasit.

Leave a Reply