Ja cilën ndeshje do të mund ta ndiqni drejtëpërdrejtë në ekranet e TVM2

Java e 31-të në Ligën e Parë do të zhvillohet në vetëm një ditë, edhe atë gjatë ditës së diel, ku e gjithë vëmendja do të përqëndrohet në Strugë në ndeshjen midis vendasve të Struga Trim Lum dhe Sileksit, njofton “infOSport.mk”.

Pikërisht kjo ndeshje do të transmetohet në ekranet e TVM-së programi në gjuhën maqedone dhe shqipe.

Edhe pse shumica prej futbolldashësve kishin pritur ndoshta që në ekranet televizive të transmetohet super derbi shqiptarë midis FC Shkupit dhe Shkëndijës, rëndësia e takimit në Strugë, ku Struga Trim Lum për herë të parë në historikun e saj mund të shpallet kampione e Maqedonisë, ka bërë që kamerat televizive të drejtohen drejt qytetit të bukur aty tek stadiumi pranë liqenit.

Ndeshja midis Struga Trim Lum dhe Sileksit të dielën e 7 majit starton në ora 17:00, njëjtë sikurse edhe 4 ndeshjet tjera të kësaj xhiroje.

LPFMV – Java 31

Struga Trim Lum 07.04 (17:00h) Sileksi
FC Shkupi 07.04 (17:00h) Shkëndija
Rabotniçki 07.04 (17:00h) Bregallnica
Ak.Pandev 07.04 (17:00h) Tikveshi
Makedonija GJP 07.04 (17:00h) Pobeda
Skopje e lirë    

Leave a Reply