Voska Sport që sot mund të konfirmojë pjesëmarrjen në Ligën e Parë

Sot në program në futbollin vendor, janë ndeshjet e javës së 28-të në Ligën e Dytë. Voska Sport ndodhet në një pozitë shumë të volitshme, kjo pasi skuadra shqiptare nga Ohri, që sot mund të konfirmojë pjesëmarrjen në Ligën e Parë, shkruan “infOSport.mk”.

Skuadra e trajnerit Berat Imeri do të përballet me Ohrid Lihnidos në derbin lokal, ku me fitore eventuale  do të siguronin që sot së paku pozitën e dytë në Ligën e Dytë, e që vitin tjetër siguron një vend për në mesin e më të mirëve në futbollin vendor.

Kur kanë mbetur vetëm edhe 3 xhiro, përfshirë këtu edhe ndeshjet e ditës së sotme, Voska Sport ka 4 pikë më shumë se Gostivari i vendit të dytë dhe 6 më shumë se Vardari, skuadër kjo që në terren vendas do të përballet me Teteksin.

Transfertë e vështirë për Gostivarin, që sot në Radovish do të përballet me Detonit Plaçkovica. Fitorja për ekipin e Gostivarit është e domosdoshme, për të ruajtur pozitën e dytë në renditje, që do ju siguronte atyre pjesëmarrjen e drejtëpërdrejtë në Ligën e Parë.

KF Arsimi në stadiumin e qytetit të Gostivarit do të mirëpret Sllofa Vinicën, skuadër kjo që lufton për mbijetesë, njëjtë sikurse edhe Lokomotiva që do të ketë një transfertë të vështirë në Manastir përballë Pelisterit.

Besa e Dobërdollit nuk duhet patur probleme në transfertën në Veles ndaj Borecit të vendit të fundit, ndërsa mjaft paqartësi pritet të ketë në përballjet në Gjevgjeli, ku mejdanin do të ndajnë Kozhuvi dhe Bellasica, si dhe në Strugë, ku ekipi vendas i Karaormanit do të mirëpret Sasa-n nga Kamenica. Të gjitha ndeshjet e ditës së sotme do të startojnë në ora 17:00. (infOSport.mk)

LDFMV – Java 28

Ohrid Lihnidos Voska Sport
Detonit Plaçkovica Gostivari
Vardari Teteksi
KF Arsimi Slloga Vinica
Boreci Besa Dobërdoll
Pelisteri Lokomotiva
Kozhuvi Bellasica
Karaormani Sasa

Leave a Reply