Historike, Voska Sport e Nefi Useinit siguron një vend për në Ligën e Parë

Voska Sport edhe zyrtarisht edicionin e ri futbollistik do të garojë në Ligën e Parë futbollistike të Maqedonisë. Skuadra shqiptare në këtë mënyrë bëri që Ohri pas shumë viteve të ketë përfaqësueses në mesin e më të mirëve në futbollin vendor, njofton “infOSport.mk”.

Edhe përkundër barazimit 2:2 në derbin lokal ndaj Ohrid Lihnidos, skuadra e Voska Sport siguroi një vend për në Ligën e Parë, kjo falë edhe disfatës së Vardarit në duelin ndaj Teteksit. Pikërisht rivali i madh i bëri këtë nder, që Voska Sport e Nefiu Useinit, dy xhiro para fundit të sezonit aktual, të sigurojë një vend për në elitën e futbollit vendor.

Pas disavantazhit prej dy golave, dy golashënuesit më të mirë të Voska Sport, Behar Fetahi dhe Izair Emini, i siguruan barazimin skuadrës së tyre, që me 69 pikë në 28-javë kryeson renditjen para Gostivarit, skuadër kjo që mundi në Radovish ekipin e Detonit Plaçkovica me rezultatin 2:0. Që të dy golat skuadra gostivarase i realizoi gjatë pjesës së dytë, me anë të mbrojtësit Viktor Krstevski (55’) dhe mesfushorit me tipare sulmuese, Antonio Kalanoski (81).

Për dallim nga dyshja Voska Sport, Gostivari, skuadra e tretë në renditje, Vardari pësoi si vendas përballë Teteksit me shifrat 2:1, ashtu që skuadra me më shumë trofe në vendin tonë për një vend në elitën e futbollit vendor, do të duhet të luaj në balotazh.

Besa e Dobërdollit, ashtu edhe siç pritej pa shumë probleme mundi Borecin në Veles me shifrat 4:0, KF Arsimi në stadiumin e qytetit në Gostivar nuk shkoj më shumë se një barazim pa gola përballë Slloga Vinicës, ndërsa Lokomotiva përkundër paraqitjes shumë të mirë, nga Manastiri u rikthye duar boshë.

Kozhuvi falë një 45 minutëshi të parë perfekt (3:0), në terren vendas mundi Bellasicën me rezultatin përfundimtarë 4:2, ndërsa një fitore të madhe për të mbajtur ende gjallë shpresat për mbijetesë, realizoi edhe Sasa nga Kamenica, që në Strugë mundi Karaormanin me rezultatin 2:1. (infOSport.mk)

LDFMV – Java 28

Ohrid Lihnidos 2:2 Voska Sport
Detonit Plaçkovica 0:2 Gostivari
Vardari 1:2 Teteksi
KF Arsimi 0:0 Slloga Vinica
Boreci 0:4 Besa Dobërdoll
Pelisteri 2:1 Lokomotiva
Kozhuvi 4:2 Bellasica
Karaormani 1:2 Sasa

Leave a Reply