Rabotniçki prezantoi 3 emra të rinj, njëri prej tyre reprezentues i Maqedonisë!

Rabotniçki nën drejtimin e trajnerit Milan Ilievski, sot edhe zyrtarisht ndezën motorët për stinorin pranveror, ndërsa paralelisht drejtuesit e skuadrës i kishin mundësuar atij që në start në skuadër të ketë edhe 3 emra të rinj, njofton “infOSport.mk”.

Fjala është për Kire Markoskin, një emër i njohur në futbollin vendor, Stefan Despotovskin dhe portierin Filip Iliq.

Markoski te Rabotniçki vjen nga rivalët lokal të Vardarit, duke u rikthyer kështu sërish në mesin e “romantikëve”, me të cilët kishte luajtur për gati 6 vite (2012-2018). Ai është reprezentues i përkohshëm i përfaqësueses së Maqedonisë, për të cilën numëron 5 ndeshje, ndërsa gjithashtu mbahet mend si pjesë e artë të U21, kur luajtën në Europianin e vitit 2017-të.

Gjatë karrierës së tij, Markoski, përveç dy ekipeve nga Parku i Qytetit, Vardarit dhe Rabotniçkit, në futbollin vendor kishte luajtur gjithashtu edhe me FC Shkupin, Shkëndijën dhe Akademia Pandevin, ndërkohë jashtë kufijve të vendit, i njëjti kishte provuar veten në Qipro te skuadra e AEL Limasol dhe në Sllovaki te skuadra e Spartak Trnavës.

Sa i përket Despotovskit, i njëjti vjen nga ekipi i të rinjëve të Crvena Zvezdës. Bëhet fjalë për një futbollistë vetëm 18-vjeçar, i cili luan në krahun e djathtë të mbrojtjes, raporton “infOSport.mk”.

Emri i fundit që u prezantua gjatë ditës së sotme nga ana e drejtuesve të Rabotniçkit, është portieri Filip Iliq, i cili  vjen nga rradhët e Vardarit. Gardiani 25-vjeçar gjatë karrierës së tij kishte mbrojtur edhe për Metalurgun në futbollin vendor si dhe për ekipin e Gandazar nga Armenia.

Sipas asaj që raportojnë nga tabori i Rabotniçkit, ditëve në vijim pritet që të prezantohen edhe disa emra të rinj, që do të shtonin konkurrencën, por edhe cilësinë e skuadrës, që në pjesën pranverore do të luftojë për të mbijetuar në mesin e më të mirëve. (infOSport.mk)

Leave a Reply