Struga Trim Lum superiore, dy gola në 10 minutëshin e parë përballë Shkëndijës (VIDEO)

Kanë nisur të gjitha takimet e javës së 31-të në elitën e futbollit vendor, që me vete sjellë shumë ndeshje interesante, njofton “infOSport.mk”.

Pa dyshim një nër ndeshjet që pritet me shumë interesim, është ajo në Gostivar, ku mejdanin aktualisht po ndajnë Shkëndija dhe Struga Trim Lum.

Takimi ka nisur shumë mirë për mysafirët, të cilët brenda 10 minutave të para kanë shënuar dy herë në rrjetën e Zahov.

Mevlan Murati në minutën e 3-të ishte i pakujdesshëm në zonën e tij, duke fauluar Bunjamin Shabanin, ndërsa arbitri që kishte gjithçka në kontroll dhe ishte shumë afër, pa hamendje tregoi në pikën e bardhë.

Përgjegjësinë  e ekzekutimit e morri, Marjan Altiparmakovski, i cili nuk gaboi dhe në ato momente shënoi për 1:0.

Altiparmakovski ishte protagonistë edhe në shënimin e golit të dytë, dhe lirisht mund të thuhet se një pjesë e meritave shkojnë për të. Me të djathtën e tij, nr. 9 i Struga Trim Lum lëshoi një predhë të vërtetë në drejtim të portës kundërshtare, që u ndal në shtyllë, ndërsa topi i devijuar nga këmbët e Bosançiç përfundoi në rrjetën e “kuqezinjëve” nga Tetova.

 

Leave a Reply