LPFMV drejt fundit, ja kush udhëheq me listën e golashënuesve!

Liga e Parë ndodhet në fazën e fundit të saj, ndërsa kur tashmë kemi mësuar çështjen e kampionit, si duket shumë shpejtë do të mësojmë edhe kampionin e golave, njofton “infOSport.mk”.

Është ky një kombinim perfekt, pasi edhe golashënuesi më i mirë vjen nga rradhët e skuadrës kampione, ndërsa ajo që duhet theksuar në veçanti, është fakti se edhe Shkëndija, edhe Besart Ibraimi do të festojnë trofeun e katërt e më të mirit.

Pra Shkëndija, kampion për herë të katërt në historikun e saj, ndërsa njëkohësisht edhe Besart Ibraimi për herë të katërt po shpallet si golashënuesi më i mirë i kampionatit, duke u futur kështu në historinë e futbollit vendor.

Ibraimi kryeson listën me 21 gola, 5 më shumë se Dembo Darboe i FC Shkupit, i cili në gjysmësezon braktisi ekipin nga Çairi, duke iu bashkuar skuadrës kampione të Shakhter Soligorsk nga Bjellorusia.

I treti në renditje pas tyre renditet sulmuesi i Sileksit, Pepi Georgiev me 12 gola të shënuar, 8 prej të cilëve i ka shënuar në 6 ndeshjet e fundit, derisa në TOP 5 ka vend edhe për Fahrudin Gjurgjeviq të Rabotniçkit dhe Dejan Ristov të Sileksit, që kanë të shënuar nga 9 gola.

Pas tyre vijojnë plotë 7 futbollistë me nga 8 gola të shënuar, Matej Cvetanoski (FC Shkupi), Ivan Ivanovski (Sileksi), Antonio Kalanoski (Bellasica), Khalid Basid (Makedonija GJ.P), Martin Mirçevski (Varari), Remzifaik Selmani (Renova) dhe Luka Stankovski (Rabotniçki).

 

Leave a Reply