Shkëmbim spektakolar mes Juves dhe Milanit! Romanjoli vishet “bardhezi”….

Alesio Romanjoli është tashmë i gatshëm që pas dy muajsh të rikthehet si titullar me fanellën e skuadrës së Milanit.

Problemet fizike të kapitenit tashmë i janë bashkuar edhe ato të rinovimit të kontratës që duken më të mëdha se ato të parat.

Së fundmi në skenë ka dalë mundësia për një huazim të madh mes Milanit dhe Juventusit, e ku përfshihet pikërisht kapiteni “kuqezi”, i cili do zbarkonte në Torino, derisa në Milano do të arrinte turku, Merih Demiral.

Mino Raiola ka kërkesa të larta për rritje page për Romanjolin dhe një gjë të tillë Milani nuk po e pranon, ndërkohë që Demiral nuk është duke kaluar një periudhë të mirë tek “Zonja e Vjetër” dhe shkëmbimi është hedhur si hipotezë nga të dyja palët.

Leave a Reply