Shkëndija pa kapitenin Bejtullai kundër Struga Trim Lum

Shkëndija që tashmë ka sigururuar titullin kampion, sot në kuadër të javës së 31-të në rolin e nikoqirit në Gostivar, do të mirëpret ekipin e Struga Trim Lum, njofton “infOSport.mk”.

Në mesjavë djemtë e Ernest Gjokës regjistruan fitoren e 8-të rradhazi, duke mundur Rabotniçkin. Tani nga “kuqezinjtë” kërkohet vazhdimësi deri në fund edhe pse shumë normale është që të lojtarë të caktuar të ndjehet lodhje dhe stafi teknik në tre xhirot e fundit mbase mund edhe të kalkulojë me formacionin, për tu dhënë më shumë hapsirë për lojë futbollistëve që deri tani kanë pasur më pak minuta.

Kështu nesër kundër Struga Trim Lum mund të shohim një formacion më ndryshe, teksa ndryshimi do të vie pikërisht nga mbrojtja.

Aty Shkëndija do të duhet të bëjë ka komandantin kryesor, Egzon Bejtullain, i cili është lënë i lirë për ndeshjen e sotme, kjo pasi ditët e fundit ka ndjerë lodhje nga ngarkesat fizike.

Mirëpo lajm i mirë për trajnerin Gjoka është rikthimi isulmuesit Lupçe Doriev dhe mbrojtësit Mexhit Neziri, të cilët munguan në mesjavë kundër Rabotniçkit, shkaku i 5 kartonëve të verdhë. Që të dy pritet të jenë titullarë në takimin e sotëm kundër Struga Trim Lum, që starton në ora 13:00. (infOSport.mk)

Leave a Reply