Giresunspor pasi i kishte marrë Serxhinjon, tashmë FC Shkupit po i merrë edhe Adentunxhin!

Giresunspor te Adentunxhi po sheh përforcimin adekuat në repartin e sulmit për sezonin e ri në Superligën turke, njofton “infOSport.mk”.

Sulmuesi nigerian bëri një sezon të shkëlqyeshëm te skuadra e FC Shkupit, duke u shpallur kampion me këtë skuadër, edhe atë pas 21 viteve pritje.

Adentunxhi ishte pa dyshim më i merituari, pasi i njëjti u shpall edhe golashënuesi më i mirë i kampionatit me 20 gola të shënuar.

Pikërisht efikasiteti i tij, por edhe besueshmëria te klubi nga Çairi nga ana e drejtuesve të Giresunspor, ka bërë që ata sërish të vihen në kontakte me homologët e tyre të FC Shkupit, nga e cila skuadër kishin transferuar edhe brazilianin Serxhinjo.

Ky i fundit ishte adaptuar shumë shpejtë te ekipi turk, me të cilin edicionin e kaluar luajti në 34 ndeshje, duke realizuar 4 gola dhe 3 asistime.

Te Giresunspor besojnë fuqishëm edhe te Adentunxhi, i cili me fizikun e tij, por edhe me aftësitë e tij realilzuese, do të bënte shumë mirë edhe në kampionatin elitar turk. (infOSport.mk)

Leave a Reply