5 rinovime që duhet të ndodhin së shpejti te Milani!

Sipas të përditshmes italiane, “La Gazzetta dello Sport”, ndër rinovimet për të cilat po punon Milani është edhe kontrata e Ismael Benaser. Negociatat me algjerianin tashmë kanë nisur, por tani për tani ka ende një distancë të caktuar midis ofertës dhe kërkesës.

Aktualisht lojtari algjerian fiton 1.5 milionë euro, teksa “kuqezinjtë” janë të gatshëm ti ofrojnë atij një kontratë 3.5 milionë në sezon.

Ndërkohë, agjenti i algjerianit ka kërkuar diçka të ngjashme me Teo Hernandez, pra 4.5 mln euro, bashkë me bonuse.

Të shohim se si do të rrjedhin gjërat në këtë drejtim, por optimizëm ka, pasi vetë Benaser dëshiron të mbetet “kuqezi”.

Përveç kontrates së Rafael Leaos, Milani synon të rinovojë sa më shpejt kontratat e Pier Kalulu dhe Sandro Tonalit, dy protagonistë të tjerë të mëdhenj te skuadra kampione e Italisë.
“La Gazzetta dello Sport” shkruan se nuk duhet të ketë probleme të mëdha për të dy. Francezi aktualisht fiton rreth 400 mijë euro dhe rritja e pagës së tij në 1.1 milion euro mund të mjaftojë, ndërsa ish-lojtari i Breshës meriton të shkojë rreth 2.5-3 mln euro, pasi uli rrogën dikur.

Rritje page dhe rinovim edhe për Fikayo Tomorin. Ai sot aktualisht fiton 2.5 mln euro, por sipas lajmeve të fundit, ajo shifër mund të shkojë në 3.5 mln, bashkë edhe me bonuset. Një rritje kjo e ardhur, sidomos për ecurinë e jashtëzakonshme në 1 vit e gjysmë.

Rritje rroge duhet të ketë edhe Rade Kruniç, duke qenë se boshnjaku edhe pse jo i eksplruar aq shumë nga mediat, ne ambientin “kuqezi” shihet si një profesionist i madh. Ai aktualisht fiton 1 mln euro dhe kontrata i skadon në vitin  2024, mirëpo gjithnjë sipas informacioneve të “La Gazzetta dello Sport”, për të drejtuesit e Milanit po përgatisin një rritje page dhe vazhdim të kontratës deri në vitin  2026.

Leave a Reply