Futbollisti i kombëtares shqiptare rikthehet nga dëmtimi pas 8 muajve mungesë

Taulant Xhaka është rikthyer në fushë me një program të veçantë. Mesfushori i Kombëtares shqiptare u dëmtua në gushtin e vitit tw kaluar dhe disa muaj më vonë, bëri edhe ndërhyrjen kirurgjikale.

Vetëm prej pak ditësh, mesfushori ka arritur të kthehet në fushë për të kryer programin e specializuar.

Referuar testeve që ka kryer mesfushori, ka shanse që të mund të luajë këtë sezon në ndonjë prej takimeve të fundit. Mirëpo, trajneri i skuadrës për të mos e rrezikuar futbollistin kuqezi ka mohuar çdo mundësi aktivizimi:

“Xhaka po stërvitet me një program të specializuar dhe kam të dhëna që është duke ecur me ritme të kënaqshme. Mirëpo, nuk bëhet fjalë për ta rrezikuar këtë sezon. Fokusi i tij është vetëm sezoni i ardhshëm”, është shprehur Patrik Rahmen.

 

Leave a Reply