Mançester Siti-PSZH, sonte njëra prej tyre prek finalen e Ligës së Kampionëve!

Sonte me ndeshjen midis Mançester Sitit dhe Paris Sen Zhermenit do të mësojmë finalistin e parë të këtij edicioni në Ligën e Kampionëve.

Ndeshja e parë gjysmëfinale midis këtyre dy skuadrave  gjigande përfundoi me rezultat 1:2 në të mirë të klubit anglez në “Parkun e Princave”.

Andaj, Siti synon vetëm rezultat pozitiv që të kualifikohet në finale, derisa PSZh-ja do mundohet të bëjë përmbysjen.

Dy skuadrat në konferencë për shtyp ishin optimist se do prekin finalen.

Super përballja Mançester Siti – Paris Sen Zhermen starton në ora 21:00.

Leave a Reply