A do të shkarkohet Pirlo?

Skuadra e Juventusit mbrëmë pësoi një disfatë të rëndë kundër Milanit (0:3), duke rrezikuar dukshëm një vend për në ndeshjet e Ligës së Kampionëve për sezonin e ardhshëm.

Trajneri Andrea Pirlo mori bardhezinjë në verën e shkuar, por aventura e tij si trajner nuk ka shkuar aspak mirë dhe shkarkimi mund të vijë më shpejt se që ishte menduar.

“Corriere dello Sport” raporton se Pirlo do lërë këtë javë skuadrën dhe ndaj Sassuolos të mërkurën Juventusin do e drejtojë zëvendësi i tij, kroati, Igor Tudor.

Leave a Reply