Mërgim Vojvoda shpërthen në fund, gjen golin e dytë me Torinon (VIDEO)

Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës, Mërgim Vojvoda ka gjetur edhe golin e dytë në Seria A.

Kosovari ka shënuar gol në barazimin 1:1 të skuadrës së tij Torino përballë Hellas Veronas në transfertë.

Vojvoda golin e epërsisë për Torinon e realizoi në minutën e 85-të, mirëpo fatkeqësisht, pas tre minutave, Dimarko barazoi rezultatin në 1:1, që në fund doli të jetë edhe përfundimtarë.

Pas këtij barazimi, Torino me 35 pikë renditet në pozitën e 15-të, ashtu që në 3 xhirot e fundit këtë skuadër e presin ndeshje të zjarrta për të siguruar mbijetesën.

Leave a Reply