Abazaj vjen me një super gol në Turqi (VIDEO)

Kristal Abazaj doli të jetë protagonist në ndeshjen e së dielës duke shënuar golin e epërsië për Istanbulspor në sfidën ndaj Ankarasporit, e vlefshme për javën e 34-të në Ligën e Parë turke.

Në minutën e 5-të të takimit Abazaj shfrytëzoi saktësisht pasimin e shokut të tij Ajçiçek ku me një të djathtë potente nga e djathta e zonës e dërgoi topin në cepin e portës, duke mos i dhënë asnjë shans portierit kundërshtar.

Për 24-vjeçarin Abazaj ishte ky goli i katërt sezonal me fanellën e Istanbulsporit, me të cilën ka regjistruar gjithashtu edhe 6 asistime.

Kujtojmë te Istanbulspor, përveç Abazajt, luajnë edhe dy futbollistët tjerë shqiptarë, Eduart Rroca dhe Valon Et’hemi, me të cilët kishte luajtur bashkë edhe te Kukësi.

Ndryshe Istanbulspor mundi Ankarasporin me shifrat 2:0, ndërsa përveç Abazajt në listën e golashënuesve u regjistrua edhe Levent Ajçiçek, i cili në minutën e 63-të doli të jetë i saktë nga pika e bardhë.

Leave a Reply