Shqiptarët festojnë edhe në Mal të Zi, Deçiç nga Tuzi siguron pjesëmarrjen në Europë! (VIDEO)

Sukses i jashtëzakonshëm për ekipin e Deçiç, që vjen nga një qytet i vogël shqiptarësh në Mal të Zi, Tuzi. Kjo skuadër modeste ka regjistruar emrin e saj në histori, duke siguruar zyrtarisht pjesëmarrjen për herë të parë në garat europiane, shkruan “infOSport.mk”.

Pasi siguroi finalen e Kupës, skuadra shqiptare, mbrëmjen e sotme, hipotekoi zyrtarisht pjesëmarrjen në arenën europiane. Deçiç mposhti rivalët direkt të Sutjeskës me rezultatin 1:2, duke u ngjitur në vendin e dytë. Kjo ishte hera e parë në histori, që skuadra nga Tuzi arrin suksese të këtij niveli.

Në fundin e ndeshjes ndaj Sutjeskës, nuk ka munguar festa elektrizuese në dhomat e zhveshjes. Për sa i përket golave,  Kristian Vulaj dhe Admir Adroviç ishin autorët e golave në triumfin me përmbysje, kjo pasi Sutjeska kishte shënuar e para në këtë ndeshje me anë të Markoviç. (infOSport.mk)

 

Leave a Reply