Armando Dobra vijon të shkëlqejë në Angli (VIDEO)

Armando Dobra ka lënë gjurmë në ndeshjen e fundit me skuadrën e tij, Ipsuiç Taun. Talenti i Shqipërisë kishte vendosur bast me trajnerin në fillimin e sezonit duke dalë kundër dëshirës së teknikut për t’u huazuar në një tjetër skuadër që të merrte më shumë minuta.

Futbollisti shqiptar ishte i bindur se do të fitonte vendin në ekipin e parë me performancën e treguar tek të rinjtë. Ashtu edhe ndodhi teksa Dobra fitoi gjithmonë e më shumë minuta te Ipsuiç duke marrë herë pas here edhe vendin e titullarit.

Në ndeshjen e fundit që Ipsuiç e fitoi ndaj Fletvud me shifrat 3:1 në “League One”, talenti shqiptar la gjurmë në golin e parë. Ai thjesht vallëzoi në mes të mbrojtjes kundërshtare, për tu dhuruar asistin bashkëlojtarit të tij Norvud, i cili hapi takimin që në fazën e hershme.

Leave a Reply