Bunjaku: Çka duhet të bëjë më shumë Besart Ibraimi që të merr ftesë nga Angellovski?(VIDEO)

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut nesër grumbullohet në Shkup për tu përgatitur për debutimin në Kampionatin Europian. Mirëpo shumë kritika ka marrë seleksionuesi i përfaqësueses së vendit, Igor Angellovski për mos thirrjen e Besart Ibraimit për këtë event madhor. Golashënuesi më i mirë i sezonit në elitën e futbollit vendor është lënë jashtë kësaj liste, ndërsa për të njejtën ka folur edhe drejtori sportiv i FC Shkupit, Omer Bunjaku, duke thënë se Angellovski ka bërë listë sipas interesave personale të tij.

“Nuk i bën ftesë një Besart Ibraimi, me të gjitha ato gola dhe rekorde, e kam thënë edhe në rrjetet sociale. Çfarë duhet të bëjë më shumë Besarti? Ka marrë futbollistë që nuk kanë të shënuar 2-3 gola në kampionate, ndoshta edhe nuk luajnë ndeshje. Në të njejtën kohë, i ka bërë ftesë edhe Ferhan Hasanin, por për çfarë i ka bërë ftesë Hasanit? Që i ka dy minuta të luajtura me Partizanin, dhe nuk e merr Besart Ibraimin. Te lista e Angellovskit ka ndërhyrje nga jashtë, por drejtpërdrejtë ka ndërhyrje edhe nga kapiteni i përfaqësueses Goran Pandev. Nuk guxon që të mos ti ftojë 2 futbollistë ose 3. Nuk ka pasur mundësi se kanë qenë shumë dobët këtë sezon Pandevi, se nuk do të ishte çudi që do ti shihje 3-4 futbollsit të ftuar nga Akademia Pandevi në përfaqësuese”, ka thënë Omer Bunjaku në emisionin Sportmania në televizionin Shenja.

Leave a Reply