CIES: Granit Xhaka, pjesë e formacionit të sezonit në Premierligë

Mesfushori shqiptarë i Arsenalit, Granit Xhaka bënë pjesë në formacionin e sezonit në Premierligë nga Qendra Ndërkombëtare e Studimeve Sportive (CIES).

Ai paraprakisht u emërua si futbollisti më i mirë i Arsenalit në sezonin 2020/21.

Xhaka u zgjodh në qendër të mesfushës bashkë me yllin e Mançester Sitit, Rodri.

Pikërisht kampionët e rinj të Mançester Sitit janë skuadra me më shumë futbollistë në këtë formacion, gjithsej pesë.

Në portë është Ederson, pastaj në qendër të mbrojtjes Ruben Dias dhe Lindelof, kurse në krahë janë Robertson dhe Kanselo.

Para Rodrit e Xhakës gjendet Bruno Fernandesh i Mançester Junajtedit,  që së bashku me Sterling dhe Mount gjenden prapa sulmuesit dhe njëherit golashënuesit më të mirë të edicionit, Hari Kejn.

Leave a Reply