infOSport.mk zbulon detaje nga kontrata e Shejit me FC Shkupin

Pak çaste më parë “infOSport.mk” ekskluzivisht ju njfotoi për transferimin e Blerton Shejit nga Struga Trim Lum te FC Shkupi, dy skuadra këto që do na prezantojnë në garat europiane.

21-vjeçari Sheji me FC Shkupin ka nënshkruar kontratë 3-vjeçare, ndërsa informacionet e afërta me “infOSport.mk”, bëjnë me dije se drejtuesit e skuadrës nga Çairi për shërbimet e mbrojtësit të krahut të majtë kanë paguar plotë 70 mijë euro.

Sheji bëhet kështu përforcimi i dytë në rradhët e FC Shkupit, pas Fisnik Zukës, i cili ditë më parë u prezanatua nga drejtuesit e skuadrës shkupjane, që ka marrë me shumë seriozitet edhe këtë merkato, ku sërish pretendon majat e futbollit vendor dhe një paraqitje sa më dinjitoze në garat europiane. (infOSport.mk)

Leave a Reply