Finalja e “UEFA Europa Conference League” do të zhvillohet në Tiranë

Është zbuluar trofeu i “UEFA Europa Conference League”, kompeticionit më të ri të UEFA-s, që do të luhet të enjteve në mbrëmje, së bashku me Liga Europën.

Roma është skuadra italiane, që arriti të kualifikohej drejtpërdrejt, por do të jenë 184 skuadra në total, që do të përfshihen gjatë edicionit, të paktën nga një përfaqësues prej 55 federatave anëtare europiane dhe 46 klube që do të transferohen nga Liga  e Kampionëve ose Liga Europa në këtë kompeticion të ri.

Skuadrat garuese do të kërkojnë të gjitha të kualifikohen në fazën e grupeve, e cila, si në dy garat e para, do të përfshijë tetë grupe me nga katër skuadra, të ndjekura nga “play-off”-et me nokaut, raundi i 16-të, çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalet. Kjo e fundit do të zhvillohet më 25 maj 2022 në Tiranë, në stadiumin “Air Albania”.

Leave a Reply