Arsenali superior ndaj Fulhamit, shënon edhe Xhaka (VIDEO)

Skuadra e trajnerit Unaj Emeri realizoi fitore 4:1, ku njëri prej golave mban edhe firmën e futbollistit shqiptarë, Granit Xhaka…

Arsenali e ka demoluar Fulhamin në ndeshjen e parë të tyre për vitin 2019-të, njofton ‘infOSport.mk’. Skuadra e trajnerit Unaj Emeri realizoi fitore 4:1, ku njëri prej golave mban edhe firmën e futbollistit shqiptarë, Granit Xhaka.

Ky i fundit njëherit ishte edhe autori i golit të parë në minutën e 25-të, duke bërë që ‘topçinjtë’ në pushim të shkojnë me epërsi minimale 1:0.

GOLAT NGA NDESHJA ARSENALI-FULHAMI, NDIQENI KËTU.

Francezi Lakazete pas 10 minutave lojë në pjesën e dytë ngriti epërsinë në 2:0 në favor të Arsenalit, mbrojtja e së cilës nuk reagoi mirë në minutën e 69-të, kur Kamara i papenguar nga askush ngushtoi rezultatin në 2:1.

Nuk  vonoi shumë dhe Arsenali në minutën e 79-të gjeti edhe golin e tretë, kësaj rradhe me autorë Aron Ramzi, i cili përfitoi nga një top i devijuar nga shtylla pingule, kur Obamejang nga afërsia nuk arriti që të shënojë në rrjetën e Rikos, të cilin megjithatë e mposhti në minutën e 83-të, kur edhe vendosi rezultatin përfundimtarë të takimit, Arsenali 4, Fulhami 1.

Me këtë fitore Arsenali përforcon pozitën e 5-të, tashmë duke numëruar 41 pikë, 6 më shumë se Mançester Junajtedi i vendit të 6-të.

Leave a Reply