Granit Xhaka e nis me gol vitin 2019-të (VIDEO)

Arsenali e ka mbyllur me epërsi minimale 1:0 ndeshjen e parë për vitin 2019-të kundër Fulhamit, e vlefshme për javën e 21-të në Premierligë, njofton ‘infOSport.mk’. Golin e vetëm për ‘topçinjtë’ në këtë ndeshje që po zhvillohet në ‘Emirates Stadium’ në Londër, e realizoi futbollisti shqiptarë, Granit Xhaka.

Futbollisti me origjinë nga Kosova përfitoi nga një asist i Ivobit brenda zonës, duke mos e patur aspak të vështirë që të shënojë në rrjetën e Riko.

GOLIN E GRANIT XHAKËS NDAJ FULHAMIT, NDIQENI KËTU.  

Për Xhakën është ky goli i parë në vitin 2019-të, duke e nisur kështu me këmbë të mbarë vitin e ri, ndërkohë gjithsej i treti i shënuar këtë edicion në Premierligë, pas atyre ndaj Kristal Pallas dhe Njukasëll Junajted.

Leave a Reply