Interi, skuadra më e ndjekur në Itali

Observatori Italiani  i Futbollit’ ka publikuar numrin e tifozëve të pranishëm në 19 kuadër të 19 xhirove të para në ‘Serie A’, që shënon në lëvizje pozitive krahasuar me edicionin e kaluar.

Të dhënat statistikore thonë se shikueshmëria në ndeshjet e futbollit elitarë në Itali është rritur mesatarisht në 3.2% (25.500), krahasuar me rezultatin përfundimtar të kampionatit të fundit (24.706).

Këto janë të dhënat më të mira të regjistruara në pesë vitet e fundit: + 14.8% krahasuar me 2016/17 (22.217), + 14.9% krahasuar me sezonin 2015/16 dhe + 15.5% krahasuar me 2014/15 (22.083).

Ndërkohë Interi për të katërtin vit me rradhë konfirmon rritjen në aspektin e spektatorëve gjatë ndeshjeve në shtëpi: 62,281 me një rritje prej 8.3%, krahasuar me rezultatin përfundimtar të kampionatit të fundit (57,529).

Në vendin e dytë ndodhet Milani, me një pjesëmarrje mesatare prej 52.9777, duke e rritur shifrën nga sezoni i kaluar me 0.5%, ndërkohë skuadra kampione në fuqi e Juventusit renditet në pozitën e tretë me një mesatare prej 40,020, një rritje prej 1.8%.

Në mesin e 5 skuadrave të para, sa i përket shikueshmërisë, renditen edhe dy skuadrat nga kryeqendra italiane, Roma dhe Lacio. ‘Ujkesha Romake’ ka një mesatare prej 38,556 spektatorë në Olimpiko, me një rritje prej 2.9%, ndërkohë kushërinjtë e tyre të Lacios kanë shënuar një rritje prej 11.6%, krahasuar me sezonin 2017/18 me 34.603 spektatorë.

Sa u përket ndeshjeve si mysafir, Juventusi është skuadra që mbledh numrin më të madh të tifozëve.

Leave a Reply