Javën e ardhshme rikthehet Liga e Kampionëve, derisa Gatuzo vjen me një përgjigje epike lidhur me Messin!

Javën e ardhshme rikthehen ethet e Ligës së Kampionëve, ku do të kemi mundësinë të shohim ndeshjet e kthimit të 1/16 së finales.

Një ndër ato ndeshje që pritet me shumë padurim, është edhe ajo midis Barcelonës dhe Napolit, e cila ende nuk është përcaktuar se ku do të zhvillohet për shkak të situatës alarmante nga koronavirusi në Katalunjë.

Kujtojmë takimi i parë në “San Paolo” ishte mbyllur me shifrat 1:1

Takimi i parë në Napoli përfundoi në shifrat 1-1 dhe djemtë e Gennaro Gattusos besojnë në mrekulli. Është vetë trajneri italian i cili e di shumë mirë vështirësinë e kësaj sfide, ku flet me superlativa për Leo Messin.

“Markimi i argjentinasit?

Po sigurisht që bëhet por vetëm në ëndrrat e mia ose në “Play Station” e djalit tim.

“Një alternativë tjetër do të ishte dhe Gattuso kur luante për Milanin, ku unë atëherë isha 20 kile më pak se sa jam sot,” – është shprehur trajneri i napoletanëve.

Ndeshja midis Barcelonës dhe Napolit do të zhvillohet me datë 8 gusht, ndërsa gjatë ditës së nesërme UEFA pritet që të konfirmojë edhe vendin zyrtar se ku do të zhvillohet takimi.

Leave a Reply