Oferta të shumta për Jasir Asanin

Jasir Asani pa dyshim se ka qenë një nga lojtarët më të mirë të Partizanit këtë sezon futbollistik, ndërsa e gjithë kjo ka bërë që interesimi për shërbimet e shkupjanit të mos mungojë.

Skuadrat që donin shërbimet e Asanit, nuk munguan as në janar, mirëpo fantazisti vendosi që të mbetet pjesë e Partizanit deri në fund sezonit aktual.

Por, tashmë kur Asanit i përfundon kontrata me “Demat e Kuq”, interesimi për të është shtuar edhe më shumë.

Siç mëson “infOSport.mk”, Asanin e duan plot tre skuadra, edhe atë nga Suedia, Turqia dhe Rusia. Që të tre këto skuadra veçmë kanë pasur kontaktet e para me agjentin e lojtarit, Aleksandar Jovkov, i cili së bashku me Asanin pritet të vendosin për ofertën më të mirë.

Kujtojmë Asani pjesë e Partizanit është që nga shtatori i vitit 2017-të, ndërsa për 7 muaj brenda vitit 2020 ai luajti në formë huazimi te skuadra suedeze e AIK-ut. Asani me Partizanin edicionin aktual luajti në 30 ndeshje, duke regjistruar 9 gola dhe 8 asistime, ndërsa në përgjithësi me fanellën e skuadrës nga kryeqendra shqiptare, shkupjani numëron 123 ndeshje dhe 27 gola të shënuar. (infOSport.mk)

Leave a Reply