Vardari në krizë, Shkëndija i merr më të mirin, armenin Barsegian

Se Vardari është në krizë e dëshmojnë edhe pakënaqësitë mes futbollistëve. Pas Micevskit, i cili haptaz kishte shprehur dëshirën për tu larguar, një tjetër largim i bujshëm po paralajmërohet në emrin e armenit, Tigran Barsegian.

Pa dyshim se ky i fundit është një ndër futbollistët më të mirë që ka skuadra nënkampione e vendit, e cila pa përkarhjen e sponzorit të saj të fuqishëm, rusin Samsonenko, nuk është aspak hija e atij Vardari të para disa viteve, kur madje sezonin e kaluar luante në grupet e Liga Europa.

Lajmin për transferimin e Barsegian te Shkëndija e ka publikuar “ekipa.mk”, ndërsa mbetet të shihet nëse do të realizohet një transferim i tillë para mbylljes së merkatos verore. 24-vjeçari që së fundmi ishte përfshirë në listën e futbollistëve të grumbulluar nga ana e trajnerit armen për ndeshjet e Ligës së Kombeve, me Vardarin ka kontratë deri verën e vitit 2019-të, mirëpo pasi flitet për disa paga ta papaguara nga ana e drejtuesve të skuadrës shkupjane, Barsegian shumë lehtë mund të ndërpresë të njëjtën dhe ti bashkohet Shkëndijës, ndaj së cilës skuadër shënoi në ndeshjen e parë të këtij sezoni në atë barazim 2:2 në Tetovë.

Leave a Reply