Osmani: Duheshe të paktën të realizojmë një penalti

Trajneri i Shkëndijës pas përfundimit të ndeshjes ndaj Rosenborgut, në të cilën skuadra e tij u mund sërish, kësaj rradhe 0:2, arsyen e disfatës e kërkonte te dy penaltitë e humbura nga ana e futbollistëve të tij, kur rezultati ishte 0:0. Sipas tij nëse Shkëndija arrinte të paktën njërën prej tyre ta shndërronte në gol, epilogu i këtij takimi do të ishte më ndryshe.

“Kishim inciativë për 65 minuta të plota. Humbëm dy penalti, ndërsa mendoj se mos realizimi i penaltisë së dytë solli edhe deri tek dekoncentrimi i futbollistëve tanë, të cilët megjithatë shfrytëzojë rastin ti përgëzojë për angazhimin dhe lojën e treguar. Tashmë na mbetet që të fokusohemi në kampionatin tonë vendor. Jeta vazhdon, por e them se duheshe të realizonim të paktën një penalti. Mendoj se të dy penaltitë i fituam në kohën ideale, mirëpo kur nuk realizohen, normale që nuk mund të presim diçka më shumë. Mendoj se ato ishin vendimtare për këtë disfatë” – tha Osmani.

Penaltinë e parë Shkëndija e humbi në minutën e 20-të, kur goditjen e Ibraimit e ndali portieri Hansen, i cili doli fitues edhe në rastin e dytë, kur i pamundësoi Izair Eminit që të shënojë golin e epërsisë në minutën e 49-të.

Në fund Rosenborgu ndëshkoi këto gabime të dyshes më efikase të Shkëndijës, duke shënuar dy gola me anë të Hovland (67’) dhe Reginiussen (84’) dhe me rezultatin e përgjithshëm 5:1 në fund me plotë meritë të kualifikohet ër në grupet e Liga Europa.

Leave a Reply