Në Itali e bëjnë çështje të kryer, Allegri merr timonin e Juventusit!

Masimiliano Alegri është shumë afër rikthimit te Juventusi. Prej kohësh në mediat italiane flitet për një gjë të tillë, ndërkohë së fundmi ka qenë eksperti i merkatos në Itali, Di Marzio, i cili përmes faqes së tij, ka njoftuar se kalimi i Alegrit te skuadra nga Torino është çështje kohe.

Shkarkimi i Andrea Pirlos duke i pashmangshëm në këto momente, pas sezonit aspak të mirë me “Zonjën e Vjetër”.

Së fundmi raportohet se Anjeli ka vendosur t’i besojë drejtimin e skuadrës Alegrit dhe në orët e ardhshëm pritet të vijë zyrtarizimi.

Po diskutohen vetëm detajet mes palëve, para se të firmoset marrëveshja. Kujtojmë se Alegri e drejtori Juventusin për 5 vite, nga2014 deri në 2019. Gjatë aventurës 5-vjeçare te Juventusi, Alegri arriti të fitojë 5 kampionate, 4 Kupa të Italisë, 2 Superkupa dhe ishte dy herë në finalen e Ligës së Kampionëve.

Leave a Reply