Aksident i frikshëm në Moto3, piloti transferohet në spital me helikopter (VIDEO)

Një aksident i frikshëm ka ndodhur ditën e sotme në provat për Çmimin e Madh të Italisë në garat me motor, ekzaktësisht Moto3.

Piloti zvicerian, Xhejzon Dupaskier u përfshi në një aksident së bashku me dy pilotë të tjerë, por e pësoi shumë keq teksa mbeti pa ndjenja në pistë. Të gjithë u vendosën në alarm me mjekët që i dhanë ndihmën e parë, ndërsa u transportua për në spital falë helikopterit.

Euxhenio Xhani, presidenti i Regjionit të Toskanës ka deklaruar se piloti është futur në sallën e operacionit dhe po i nënshtrohet një ndërhyrje neurokirurgjike. Mbetet ende për t’u kuptuar se si do të jetë gjendja shëndetësore e pilotit, teksa frika është e madhe nga vetë pamjet që vijnë pas aksidentit.

Leave a Reply