E dhimbshme, portieri i përfaqësueses së Maqedonisë gjendet i vdekur në ujërat e Liqenit të Ohrit

Portieri i ekipit përfaqësues të Maqedonisë në hendboll, Nikolla Danillovski, ka ndërruar jetë në moshën 24 vjeçare.

Danillovski, aktualisht pjesë e skuadrës së hendbollit të Ohrit, ishte mbytur ditën e sotme në Liqenin e Ohrit.

Ai u zhduk natën e së premtes rreth orës 21:00 pas stërvitjeve me ekipin e qytetit, ndërsa mëngjesin e sotëm trupi i tij i pajetë u gjet në liqen.

Sipas SPB Ohër, Danillovski nuk kishte shenja dhune.

Para se të transferohej te Ohri, Danillovski kishte mbrojtur edhe ngjyrat e Metalurgut dhe Pelisterit.

 

 

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply