Hasani nuk përshtatet në skemat e Dajës, gati të largohet nga Partizani!

Tetovari Ferhan Hasani ishte një nga afrimet më të bujshme të Partizanit gjatë merkatos së janarit. Mesfushori u afrua me parametra 0 te “Demat e Kuq”, pasi kishte mbyllur aventurën te Helsinki.

Në 5 muaji te Partizani, Hasani u aktivizua për vetëm 260 minuta, duke mos u preferuar shumë nga trajneri Daja.

Skema që ai përdor te Partizani, e nxjerr jashtë loje fantazistin tetovar që duket se ka një ftohje me trajnerin dhe mendon të largohet. Problem i madh për klubin mbetet paga e tij pasi Hasani ka edhe një vit kontratë me Partizanin.

Tashmë ngelet për t’u parë se cili do të jetë vendimi i klubit, nëse do të “detyrojë” trajnerin Daja të aktivizojë “Bubën” apo të pranojë largimin duke paguar kontratën që kanë firmosur në muajin janar.

Leave a Reply