Maçoku Arkile i saktë në parashikimin e ndeshjes, Turqi-Itali!

Maçoku Arkile i cili jeton në Muzeun e Shën Pjeterburgut në Rusi, është rikthyer për të parashikuar ndeshjet.

Maçoku i njohur i cili ishte si parashikues edhe i ndeshjeve të Kupës së Konfederatave të vitit 2017 dhe të Botërorit në Rusi në vitin 2018, sot ishte vendosur përballë dy ushqimeve midis asaj të flamurit të Turqisë dhe asaj të Italisë.

Në fund macja Arkile shkoi për të ngrënë ushqimin e Italisë, e që në fund rezultoi me fitoren e “axurrëve” 3:0 ndaj Turqisë së Shenoll Gunesh.
Vlen të theksohet se maçoku ka gjetur disa edhe nga ndeshjet e Kupës së Konfederatave dhe të Kupës së Botës në Rusi të vitit 2018 duke u bërë i njohur edhe si parashikues i saktë i sfidave.

Me këmbë të mbarë ky maçok nisi edhe parashikimin e ndeshjeve të Euro 2020, ku për herë të parë në histori po merrë pjesë edhe përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut. (infOSport.mk)

Leave a Reply