“Nuk kishte puls”, mjeku i Danimarkës tregon çfarë na ndodhi me Eriksenin në fushë

Ngjarja e ditës së djeshme, në ndeshjen Danimarkë-Finlandë, ku mesfushori danez Kristian Eriksen pësoi atak kardiak, duke qëndruar pa ndjenja për disa minuta në fushë, ka tronditur të gjithë botën e futbollit dhe jo vetëm.

Për fatin e mirë, tashmë mesfushori i Interit është në gjendje të qëndrueshme shëndetësore dhe kjo konfirmohet edhe nga vetë mjeku i Danimarkës, Morten Bozen, i cili i dha ndihëm e parë lojtarit në fushë, duke dhënë edhe detaje se çfarë kishte ndodhur në ato momente.

“Na thirrën kur Erikseni ra në tokë. Kur u futëm dhe shkuam atje, ai po merrte frymë. Kontrolluam menjëherë dhe e kishte një puls. Pastaj papritmas nuk po shfaqej më. Nuk kishte me puls. Në këtë moment filluam menjëherë të punonim për ta mbajtur të gjallë. Për fat të mirë ai u rikthye në jetë”, tha Bozen.

 

Leave a Reply